Konkurs Punësimi

 

EXPRESS PRINT AND COMMUNICATION është krijuar në Tetor 2013 e fokusuar në dizenjim dhe shtyp por puna jonë ka filluar më herët.
Duke operuar në një treg gjithnjë e më dinamik lindi nevoja e zgjerimit të gamës së shërbimeve, për t’u përshtatur më mirë me kërkesat specifike të partnerëve tanë.

Sot nuk sugjerojmë vetëm zgjidhje të pjesshme, por një kompleksitet produktesh dhe shërbimesh tradicionale dhe inovative për të bërë të mundur një komunikim më të frytshëm midis partnerëve tanë dhe audiencës së tyre.

Falë background-it tonë marketing dhe përvojës së gjatë te kompanise se re që eshte bere së fundmi pjese e jona (IMPRESS COMMUNICATIONS), ne kemi evoluar në një ekip të orientuar totalisht në treg.

 

Me rritjen e numrit te klienteve dhe sherbimeve qe ne ofrojme ka lindur nevoja e rritjes se stafit krijues ne kompani. Per kete arsye kemi vendosur qe procesin e rekrutimit ta zhvillojme ne nje menyre ndryshe nga tradicionalja. Kemi krijuar nje konkurs dizenjimi per krijimin e imazhit per nje aktivitet ku kompania do marrë pjese.


Konkursi:

Krijimi i imazhit te stendes se panairit Klik Expo Klik per kompanine EXPRESS PRINT AND COMMUNICATION.

Produktet:

Poster imazhi i prezantimit te kompanise (.pdf)

Poster/Banner informimi web (.png)

Si funksionon:

1.     Rregjistrimi per konkurs

2.    Dergim me email te punimit brenda afatit (22.10.2015) ne adresen: konkurs@expressprint.al.

a.    Projekti duhet te dergohet ne file te mbyllur i gatshem per printim.

b.    E drejta e autorit te krijimit mund te vihet ne nje hapesire qe nuk e shqeteson dizenjimin (fakultative)

3.    Stafi i kompanise shqyrton krijimet me te mira dhe njofton kandidatet per prezantim (23.10.2015)

4.    Prezantimi i punimit nga kandidatet dhe intervista per vendet e punes (24.10.2015)

Data e dorezimit te projektit: 22.10.2015
Data e prezantimit te projekteve me te mira: 24.10.2015


Formulari i Aplikimit

0% Complete
Graphic Design
Web Developer
Video Production
Programet kryesore
Njohuri të përgjithshme
Mirë
Shumë mirë
Njohuri të përgjithshme
Mirë
Shumë mirë
Njohuri të përgjithshme
Mirë
Shumë mirë
Programe të tjera
Adobe After Effects
Adobe Premiere
Adobe Acrobat Professional
Adobe Edge
Microsoft Word
Microsoft Excel
Microsoft PowerPoint
Experienca të mëparshme

0% Complete
Briefing

Pershkrimi i kompanise

Prezantimi i kompanise ne panair do te fokusohet vetem ne sektorin e prodhimit te kompanise, qe perfshin Digital Print, Offset Print dhe Materiale Promocionale.

EXPRESS PRINT AND COMMUNICATION ËSHTË NJË KOMPANI E FOKUSUAR NË PRINTIM DIXHITAL PËR MBËSHTETJEN DHE ZHVILLIMIN E SIPËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MËDHA NËPËRMJET PRODUKTEVE PROMOCIONALE.

Marka Express Print and Communication është krijuar në tetor 2013, por puna jonë ka filluar më herët. Në shtator 2007 nisim konkurimin në tregun  e shtypit dixhital “short run” deri në formatin A3+, duke investuar në pajisje printimi me ngjyra dhe bardh e zi, si dhe me të gjitha pajisjet ndihmëse për realizimin e produktit final.

Në gusht 2013 ne zgjerojmë kapacitetet tona me investim në teknologjinë dixhital press “short run”, dhe kjo na lejon të jemi në tre prej kompanive më të mëdha të tregut shqiptar ne teknologjine dixhitale. Për të plotësuar nevojat e tregut dhe kërkesat gjithmonë në rritje për produkte në sasi te vogel investuam për here të pare në Shqipëri ne stampimin dixhital me varak të nxehtë.

Në janar 2014, investojme ne teknologji FlatBed UV, printim direkt ne material të materialeve promovuese, makineri unike në tregun shqiptar per kohen.

Ne shkurt te vitit 2015 rrisim gamen e produkteve dhe shtojme kapacitetet e prodhimit me teknologjine Offset Dixhital “long run” e vetmja ne Shqiperi qe ofron shtyp ne teknologjine “Spekta 2”.

SOT EXPRESS PRINT ËSHTË KOMPANIA MË E PËRGATITUR NË TREG PËR TË OFRUAR PRINTIMIN DHE STAMPIMIN E MATERIALEVE PROMOCIONALE ME TIRAZH TË ULËT DHE TË LARTË.

Per me shume informacion mund te klikoni: www.expressprint.al

Target Group

Kompanite pjesemarrese ne panair
Biznese dhe kompani te tjera vizitor qe mund te kene interes per sherbimet e mesiperme
Agjenci dhe studio grafike


Per çdo pyetje apo paqartesi mund te na kontaktoni
konkurs@expressprint.al.

Duke ju falenderuar paraprakisht per impenjimin tuaj,

Ju mirepresim.

Stafi
EXPRESS PRINT AND COMMUNICATION

* Required

FALEMINDERIT PER APLIKIMIN!

Ketu mund te shkarkoni materialet: http://expressprint.al/index/konkurs-express.zip

Ose na kontaktoni ne: konkurs@expressprint.al